Si në filma/ Lajmëroi policinë pasi po dhunohej nga i dashuri, shqiptari fshihet në dollap, ndërsa karabinierët shkojnë dhe arrestojnë edhe 29-vjeçaren (ARSYEJA)

0
327

Ndonjëherë drejtësia kthehet në boomerang, dhe këtë e ka pësuar edhe një vajzë shqiptare 29-vjeçare.

Ishte pikërisht ajo në fakt, që natën mes të hënës dhe të martës, ka thirrur karabinierët në numrin e emergjencës 112, pas një zënke të fortë me të dashurin e saj. Por zgjedhja që ka bërë, ka rezultuar fatale.

Ishte ora 3.45 e mëngjesit, raporton media italiane, kur vajza shqiptare ka kërkuar ndihmën e karabinierëve. Ishte duke u zënë me të dashurin 28 vjeçar, edhe ai shqiptar. Forcat e rendit kanë shkuar në apartamentin e çiftit shqiptar në rrugën Felice Cassati.

Kur kanë mbërritur në shtëpi janë gjetur para një skene jo të zakontë. 28 vjecari ishte fshehur në dollapin e dhomës së gjumit. Por ishte fshehur në vendin e gabuar. Në dollap ai kishte fshehur 1 kile marijuanë dhe katër peshore. Menjëherë i kanë vënë prangat, që veç akuzës për mbajtje të lëndës narkotike, është arrestuar edhe për rezistencë ndaj zyrtarit publik.

Por dhe vajza nuk e ka pasur të lehtë. Zgjedhja për të thirrur karabinierët nuk kaloi pa gjë. Mbi të ka një urdhër espulsi që në 23 marsin e kaluar. Që do të thotë se shqiptarja kishte hyrë si klandestine në Itali duke dhunuar normat e emigracionit. Rezultati? Edhe ajo në pranga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here