Një sasi prej 613 kilogramë lëndë narkotike kokainë, u zbulua nga policia braziliane.
Pakot e lëndës narkotike kishin sipër logon e ekipit të futbollit të Elbasanit, siç mund të shihni në fotografi dhe video.
Bëhet fjalë për kokainë të pastër të sekuestruar nga policia federale braziliane, në një zonë rurale në Brasnorte në ambientet e një ferme, e cila kap një vlerë prej 9 milionë dollarësh.
Lënda narkotike e zbuluar në fillim të shtatorit u gjet në dyshemenë e një kamioni, ndërsa gjatë operacionit u arrestuan katër persona.
Arben Laze, presidenti i klubit të futbollit Elbasan shprehet se nuk ka asnjë lloj lidhje me sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar në Brazil. Ai deklaron se po konsultohet me avokatët për të bërë një padi për prishje imazhi të klubit.
“Do ngremë padi për për prishje imazhi të klubit”, tha Laze për Report Tv.