Pak ditë pas divorcit nga bashkëshorti, këngëtarja pas të cilës ‘çmenden’ gjithë shqiptarët nis një lidhje të re dashurie (FOTO)

0
436

Prej disa muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ndarja e këngëtares së njohur, Adele nga bashkëshorti i saj Simon Konekci. Pak ditë më parë Adele bëri një kërkesë zyrtare në një gjykatë në Los Angelos për shkurorëzimin nga ish-bashkëshorti.

Pas divorcit Adele vendosi të nisë një jetë të re dhe ta lë pas të shkuarën.  Kjo vihet re edhe nga ndryshimi që këngëtarja bëri së fundmi duke u shfaqur në super formë me pamjen e re.

Nga Adele ka të reja edhe nga jeta e saj private pasi mediat e huaja raportojnë se 31-vjeçarja ka dalë në disa takime romantike me reperin Skepta.

Miqtë e çiftit thonë se ata janë një çift i shkëlqyer dhe po kalojnë shumë kohë së bashku. Madje Adele e ndihmoi reperin edhe në organizimin e ditëlindjes së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here