Ngjarja, sipas mediave italiane, ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur njëri nga dy vellëzërit qëlloi me thikë një djalë 30- vjeçar.
Dy shqiptarët e moshës 22 dhe 23 vjeç, janë në akuzë per sulmin e 30-vjeçart nga Brescia, i cili përfundoi me plagë në spital por pa asnjë rrezik për jetën.
Arsyeja e përleshjes nuk është e qartë, por hetimet janë në proces. Mesohet se sherri kishte nisur brenda diskos e më pas ata kanë dalë jashtë me gjasë për t’u sqaruar, por aty sherri ka degjeneruar dhe me vëllain e vogël, shqiptari 22 vjeçar nxori thikën dhe e qëlloi.
E sinjalizuar për ngjarjen, policia bëri ndalimin e dy shqiptarëve, që të cilët do të përgjigjen tashmë edhe për shkeljen e ligjit të migracionit, pasi rezulojnë ilegale.