E rëndë/ Skandali i derbit që rrezikoi jetë njerëzish, tifozët kishin mbushur gropa me lëndë shpërthyese

0
324

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, i luajtur ditën e djeshme, solli edhe një situatë kaotike para startit të tij, teksa dy tifozëritë u përleshën keq fizikisht me njëri-tjetrin.

Flakadanët dhe fishekzjarret kanë qenë me shumicë në këtë ndeshje, madje është tepruar me ta, pasi një tjetër skandal është zbuluar pas ndeshjes.

Pranë tabelave reklamuese në afërsi të tifozërisë së Partizanit, një sasi e konsiderueshme fishekzjarrësh janë groposur dhe mbuluar me mjete rrethanore në mënyrë që të mos dallohen.

Sipas “Vipsport.al” kjo si duket, ka qenë pjesë e dekorit të tifozërisë bardheblu teksa të gjitha mjetet piroteknike kanë qenë të lidhura me një fitil të komanduar nga tifozët.

Kjo është zbuluar në momentet pas sherrit, aty ku është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta shkatërruar.

Natyrisht, plasja e tyre do të ishte një rrezik i konsiderueshëm për tifozët që ishin aty pranë duke marrë parasysh faktin që mes tifozëve të shumtë kishte edhe të moshuar, fëmijë dhe femra të cilët kishin ardhur për të shijuar derbin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here