Kursi i këmbimit, ja me sa këmbehet sot euro dhe dollari

0
386

Java ka nisur pozitivisht për monedhën e Eurozonës, e cila është ngjitur sot në kuotën e 121.5 lekëve.

Ndërkaq Dollari Amerikan ka humbur pikë këtë të Hënë duke zbritur në nivelin e 111 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.

Paundi Britanik ka regjistruar të njëjtën ecuri sikurse dollari, më një humbje prej 0.2 pikësh duke rënë në vlerën e 136.5 lekëve.

Franga Zvicerane është dobësuar gjithashtu këtë fillim javë duke kapur kuotën e 111.8 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot më përkatësisht 83.8 lekë dhe 74.8 lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here