“E gjitha është një lojë”, Klodiana Lala zbulon si u kuptua që ishte oriz e jo kokainë dhe fjalët e oficerit të sigurisë teksa lajmëroi grupin

0
358

Klodiana Lala siguron detaje nga dosja hetimore në lidhje me operacionin antidrogë Shqipëri-Greqi, ku u sekuestruan 1 kg kokainë. Gazetarja Lala ka zbardhur dëshminë e një prej personave të arrestuar nga aksioni, Ardian Bega, oficer i sigurisë në portin e Durrësit, i cili kishte arritur që të merrte drogën nga të dy kontejnerët, bashkë me personin që e kontaktojë atë.

“BW” ka mësuar itinerarin e rrugës që ndoqi Bega (i arrestuar) dhe shtetasi me inicialet G.M., (i shpallur në kërkim), për të marrë sasinë e kokainës së fshehur në kontejnerët me banane, e cila më pas u hodh në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Gjatë fjalës së tij, Bega tha se pasi shtetasi me inicialet G.M., kishte pikasur se gjithçka ishte lojë, për shkak edhe të mbështetjes sipas tij të dyshimtë, (brenda pakove kishte oriz) ndërsa e hodhi atë jashtë makinës.

“Vendosëm të hyjmë në port nga ana e Urës së Dajlanit dhe në fund arritëm që t’i merrnim pakot. U nisëm të dy drejt Shkëmbit të Kavajës dhe përpara hotel L… kuptuam se diçka nuk shkonte. Kur shtetasi G.M i pa pakot ai e kuptoi dhe tha; “Nxirre qe ta shikoj me ça është e mbështjellë”. Dhe u kur i pa, ai e kuptoi se gjithçka ishte lojë dhe se po ndiqej nga policia. Ai më tha; “Nuk është kjo mbështjellja që kemi kërkuar. E gjitha është një lojë”. Menjëherë vendosi t’u thotë personave që ishin në makinë (me targa franceze) që të mos flisnin më, pasi brenda mund të kishte çip”, mësohet të jetë shprehur Ardian Bega para oficerëve të policisë. Lala raporton se shtetasi me inicialet G.M., ka hedhur jashtë automjetit drogën dhe është larguar bashkë me personat e tjerë që ndodheshin në makinë.

Në lidhje me këtë çështje janë shoqëruar disa persona, përfshi këtu oficerë sigurie në portin e Durrësit, apo dhe pronari i një hoteli, ndërsa janë lënë të lirë pasi është vërtetuar se nuk kanë lidhje me drogën. Aktualisht përveç Begës, i arrestuar është dhe shtetasi Altin Myslihaka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here