Bien në pranga një gjyqtar dhe një polic, Prokuroria Speciale zbardh detajet e para

0
369

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se me urdhër të prokurorit të kësaj prokurorie, janë arrestuar dy persona me inicialet R.I. dhe B.G., për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare” si dhe për veprën penale “marrje e ryshfetit”.Sipas komunikatës për media, personi i parë i arrestuar është gjyqtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Dega në Skenderaj. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”. Personi i dytë i arrestuar, ndërkaq, është polic i Kosovës, i cili dyshohet për veprën penale “marrje e ryshfetit”. “Prokuroria Speciale për dy të arrestuarit do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit”, thuhet në komunikatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here