Fiton gjyqin, punonjësi shqiptar dëmshpërblehet me 1.3 milion dollarë

0
351

Një shqiptar ka fituar plot 1.3 milionë dollarë pas betejës ligjore me një kompani të huaj kroçeresh. Kompania kishte refuzuar për t’i siguruar atij shpenzimet mjekësore për një dëmtim serioz në shpinë që kishte pësuar ndërsa ishte në detyrë.

Sipas indeksonline, punonjësi që do bëhet milioner është Genti Jankula.

Ka qenë gjykata federale e Miamit që në datën 18 shtator ka dhënë një vendim përfundimtar që kompania e lundrimit të paguante Jankulan.

Ai punonte prej kohësh me Carnival Cruise Line. Aksidenti ka ndodhur teksa ai ngjitej për në kabinën e tij, kur doreza e shtratit u shkëput dhe Jankula ra mbrapa dhe dëmtoi rëndë shpinën.

Pavarësisht se mjekët thanë se ai kishte dëmtime serioze sërish kompania ndaloi së paguari për trajtimin e tij mjekësor pas disa muajsh.

Një gjykatës në Monako u shpreh se Carnival Cruise ka neglizhuar këtë çështje për këtë arsye kompania duhet të paguante 1.4 milion dollarë për shpenzime mjekësore, dhe traumat me të cilat përballet ish-punonjësi.

Carnival apeloi vendimin por humbi sërish. Pas refuzimit të kompanisë për të paguar, Jankula e çoi materialin në gjykatën federale në Miami që vendosi në favor të tij dhe i kërkoi Carnival ta paguante.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here