Rikthimi i opozitës pasi u larguan për shkak të Ivi Kasos ka tensionuar edhe njëherë mbledhjen e thirrur nga OSBE për tryezën e Reformës Zgjedhore.
Bashkim Fino me tone të ashpra iu drejtua Rudina Hajdarit dhe deputetëve se nuk mund të vinë pas dy orësh.
Shkak për braktisjen e mbledhjes nga ana e opozitës parlamentare u bë përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso. Damian Gjiknuri i dha këtij të fundit fjalën para Rudina Hajdarit dhe kjo nuk u prit mirë nga opozita parlamentare të cilët u larguan.
Replikat:
Bashkim Fino: Vini pas dy orësh pasi keni ikur dhe na vini kërkoni falje. Realisht mos na vini këtu pas dy orësh. Dhe ju meqë jeni bashkëkryetarë të reagonit që në fillim dhe të mos vini tani pas të vielave, Çfarë jeni ju në fund të fundit? Ju jeni deputetet të atyre partive politike që ne kërkojmë bashkëpunim. Dil nja dy orë ti vërdallë dhe na vjen të justifikohesh, Shikon edhe lajmet.
Ralf Gjoni: Nuk ka nevojë të jeni ofendues.
Rudina Hajdari: Të lutem kemi 30 vjet që ju dëgjojmë dhe nuk po na thoni asgjë të re. Kam respekt për ju por nuk është momenti. Ju lutem…Jeni duke prishur rendin dhe nuk është normale dhe zoti Gjiknuri tërhiquni vëmendjen kolegëve.