FOTOT/ Kishte me vete 184 celularë të markave të njohura, hetimi doganor e kap në terminalin e pasagjerëve. Ja vlera e detyrimit të shmangur dhe penaliteti (Zbardhen detajet)

0
246

Autoritetet doganore kanë kapur në Rinas 184 celularë kontrabandë. Në njoftimin e dhënë për mediat, mesohet se strukturat e Hetimit Doganor në bashkëpunim me Degën Doganore Rinas gjatë kontrollit të ushtruar në terminalin e pasagjerëve në Degën e Doganës Rinas të linjës Stamboll – Tiranë të kompanisë ajrore “Pegasus Air”, u konstatuan një sasi prej 184 celularësh të markave “Iphon” dhe “Samsung” pa deklaruar nga shtetasi K.B. 

Sasia e padeklaruar u sekuestrua dhe shtetasi i mësipërm u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë, parashikuar nga neni 174 i K.Penal.

Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej 3 185 364 lekë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.

09d7e7cd-e24a-46e5-997e-cc0938b2ebd0
bc58fa72-46a5-48a2-9c16-6c651356880a
fb75c527-93e7-436f-a8a3-15b91cdb0d21

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here