Partia demorkatike në SHBA do të hapë hetimin zyrtar të fajësisë ndaj Presidentit Donald Trump për pretendimet se ai kërkoi ndihmë politike nga Ukraina, thonë raportet e mediave amerikane. Sipas mediumit prestigjioz CNN, Nancy Pelosi duke deklaruar një veprim të tillë, ka thënë se “Presidenti duhet të mbahet përgjegjës. Askush nuk është mbi ligjin”. Vendimi i kryedemokrates Nancy Pelosi pason kërkesat në rritje nga partia e saj. Ndryshe, Trump ka mohuar pasaktësinë, por ka pranuar se ka diskutuar rreth rivalit politik Joe Biden me presidentin ukrainas. Ish-nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden, aktualisht kandidat për president, i kishte bërë thirrje Presidentit Trump që të bashkëpunojë plotësisht me hetimet e Kongresit mbi telefonatën që ka patur me presidentin ukrainas në të cilën thuhet se i ka bërë presion bashkëbiseduesit për të hetuar djalin e tij, Hunter. Përndryshe, shtoi zoti Biden, ai rrezikon të largohet nga posti. Siç shkruan tutje BBC, asnjë president amerikan nuk është hequr ndonjëherë nga detyra nga “hetimi zyrtar i fajësisë”.Biden ka mbështetur procedurat e “hetimit zyrtar të fajësisë” nëse presidenti amerikan nuk zbaton hetimet në bisedën e tij me liderin e Ukrainës. Mediumi prestigjioz shkruan se ekziston një mbështetje e gjerë në mesin e demokratëve në dhomën e ulët për disponim me më shumë se 145 nga 235 anëtarë në favor.