Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kërkuar partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 qershorit që të depozitojnë pranë tij bilancet e tyre financiare. Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha tha me anë të nje deklaratë për mediat se afati përfundimtar për ta bërë këtë është data 26 shtator.“Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje duhet të dorëzojnë një raport të saj me të ardhurat e përfituara dhe me të gjitha shpenzimet e detajuara dhe bilancin e shpenzimeve që ka kryer partia. Afati ligjor është data 26 shtator. Raportet brenda dhjetë ditëve nga dorëzimi i tyre, do të publikohen në faqen e KQZ.”-tha ajo.