Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për takimin që ka patur me menaxherin e njohur Shameti dhe me presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj. Ai ironizon portalet se nuk e nuk kanë kapur lajmin e duhur pasi në tavolinë ishte edhe një biznesmen i shpallur në kërkim.
Postimi;
Cfare po ndodh more se na trembet???!!! ——–
Per cfare mund te bisedojne nje president i nje skuadre futbolli(qofte ky dhe Takaj), nje menaxher futbollistesh(me i miri ne hapesiren shqiptare) dhe nje futboll-dashes???!!!
Nuk pi dot nje kafe robi se perfundon lajm ne portal, madje pa na sjell cajin kamarieri, Shkumbinit i erdhi lajmi ne celular…
Ai qe na ka pare s’na paska njohur te gjithe, ne tavoline ishte edhe presidenti i skuadres kosovare te futbollit Trepca ’89, si dhe nje biznesmen i shpallur ne kerkim per nje ngjarje shume te bujshme nga autoritetet e Serbise….
Ja pra qe lajmi “i madh” u paska humbur ——