Në një konferencë për mediat që ka mbajtur ditën e sotme ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se është fisnikëri kur burrat qajnë.
Gazetari e pyet nëse ka qarë në seancë?
Tahiri: E keni kthyer në meme këtë historinë, që qau këtu Tahiri apo qau atje. Unë besoj që është edhe fisnike kur qajnë edhe burrat por nuk kam qarë. Për vendimin e gjykatës, Sigurisht do të kem komentet e mia kur të marr vendimin e zbardhur. As nuk komentohen vendimet e gjykatave. Duhet ta lexosh vendimin pastaj ta komentosh.