Pas sulmit të Saimir Tahirit dje në gjykatë, Fatmir Xhafaj del hapur dhe bën lëvizjen surprizë (FOTO)

0
322

Pasardhësi i Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj mbështet hapur qëndrimin e ndërkombëtarëve se vendimi i gjykatës për t’a dënuar Tahirin ishte i duhuri. Kjo është bërë hapur në një reagim zyrtar që ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, ka bërë sot në Twitter, ku përshëndeste dënimin e Tahirit për “shpërdorim detyre”.

Xhafaj e ka aprovuar këtë në Twitter duke bërë “like”, një gjest i rrallë ky nga ish-ministri më hermetik i rrjeteve sociale dhe prononcimeve publike.

Kujtojmë se dje ish-ministri Tahiri e thumboi dje në gjykatë, kur tha se “unë po gjykohem se kam shitur një makinë, ndërsa ka ministra që s’mbajnë përgjegjësi për vëllezërit e tyre trafikant droge”, referuar këtu skandalit “Babale” që zbuloi se vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, ishte i dënuar me 8 vite burg në Itali për trafik droge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here