“U paguan 300 mijë euro”, Artan Hoxha nxjerr informacionet e reja, dhe tregon kush e vrau ish-efektivin Santiago Malko

0
358

Gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi për herë të parë detaje tronditëse rreth atentatit të 27 gushtit ndaj Santiago Malkos.

Në ‘’Report TV’’, Hoxha saktëson se vrasja e Malkos ishte organizuar të ndodhte në muajin prill, por atentatorët u ndaluan nga policia. Ndërkohë, Hoxha zbulon dhe dyshimet rreth origjinës së vrasësve të 26-vjeçarit Malko. Sipas Hoxhës, mendohet se atentatorët janë me origjinë nga Vlora.

‘’Vrasja e tij prodhoi një moment të ri në kryeqtyet. Vrasja e tij është fillimi i i serie ngjarjesh të cilat uroj të mos kenë pasoja të rënda. Vijmë te vrasja e tij, rezulton të jetë vrasje me pagesë.

Në muajin prill, 7 ose 8 prill bëra një shkrim për një grup që do të bënte një ekzekutim. Objektiv ishte Santiago Malko. Ata u ndaluan nga policia dhe u gjet një pistoletë, e cila u hodh në ajër dhe ra në çatinë e një shtëpie të vjetër me tjegulla. Kur kryefamiljarit i pikonte çatia, pa armën dhe njoftoi policinë. Mbas 5 muajsh, ndodhi vrasja e Santiago Malkos. Në skenën e krimti janë një makinë Skoda, një Volkëagen dhe një Benz. Ky atentat përfshin 8-10 veta. Goditja e Santiago Malkos ishte bërë prioritet me pagesë. Qitësit dyshohet se janë nga jugu, Vlora. Dyshohet se janë të njëjtët që kanë qëlluar Edison Harizajn dhe Ferdinad Llanajt në 2017. Këta njihen si ‘grupi i atentatorëve’ ‘’, zbuloi rreth prapaskenave të atentatit të Santiago Malkos gazetari Artan Hoxha.

Kujtojmë që për vrasjen e Malkos është arrestuar Blendi Teta, i cili është parë të lëvizë në zonën e ‘’Xhamllikut’’, ku u vra Santiago Malko. Ai akuzohet se nuk ka bashkëpunuar për zbardhjen e krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here