Shkenca/ Përplasja e asteroideve në hapësirë 466mln vjet më parë, nxiti jetën në tokë

0
441

Diçka misterioze ka ndodhur në hapësirë rreth gjysmë miliardi vjet më parë e cila nisi një nga ndryshimet më të rëndësishme në historinë e tokës. Papritur lindi një shpërthim i specieve, ku biodiversiteti i kafshëve invertebrore u rrit nga niveli minimal në atë që shohim sot. Shpjegimi më i pranueshëm për këtë është ajo që njihet si “eventi i madh ordovician i biodiversifikimit” si rezultat i ngrohjes e më pas ftohjes së tokës në epokën e akullt. Por cfarë i shkaktoi në fakt këto ndryshime të temperaturave? Një studim tregon se kjo ngjarje koinçidon me thyerjen më të madhe të dokumentuar të një brezi asteroidësh që u shkaktua nga përplasja me një tjetër asteroid apo kometë. Edhe sot rreth një e treta e meteorëve që bien në tokë e kanë origjinën nga kjo përplasje e asteroidit 150 km të gjerë diku mes Jupiterit e Marsit. Pas këtij eventi një masë e madhe pluhuri u përhap në të gjithë sistemin diellor, mundësisht duke bllokuar dritën e diellit edhe në tokë, duke shkaktuar uljen e temperaturave. Ne e dimë se kjo ka sjellë dhe ndarjen e zonave klimatike në tokë nga pak e shumë homogjene që ishin më parë për të gjithë planetin. Rritja e diversitetit mes invertebrorëve si algat e gjelbra e peshqit primitivë, koralet e cefalopodët, ishin një përshtatje ndaj klimës së re. Provat për këtë vijnë nga studimi i mbetjeve të fundit të detit nga epoka Ordoviciane (485mln-443mln vjet më parë) të ekspozuara në Kinnekulle në jug të Suedisë dhe në lumin Lynna  pranë Shën Petersburg në Rusi. Në një gurore në Kinnekulle janë gjetur më shumë se 130 “fosile meteorësh”—të rëna në tokë në të shkuarën e hershme.(Phys.org)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here