‘Sot nuk ka dashuri, jemi bërë zagarë’, qytetari i përlotur mban në dorë portretin e Enver Hoxhës në Gjirokastër, drejtori i kërkon ta heqë (Debati)

0
263

Sot në qytetin e Gjirokastrës, është festuar 75-vjetori i çlirimit të qytetit nga pushtuesit gjermanë.

Gjatë ceremonisë, një i moshuar mbante në duar portretin e diktatorit Hoxha. Drejtori i Qendrës Kulturore në Bashkinë Gjirokastër i ka kërkuar të moshuarit të heqë portretin për shkak se ceremonia është zyrtare dhe nuk lejohet mbajtja e simboleve që evokojnë mbështetje pro-ish liderit komunist Enver Hoxha.

Debati midis Kudrejt Alikajt dhe qytetarit:

Alikaj: Hiqe mor burrë, të lutem, se është ceremoni zyrtare. Është ceremoni shtetërore.

Qytetari: Po ky është komandanti ynë, e dua shumë

Alikaj: Edhe unë mbase e dua më shumë se sa ti, por është ceremoni zyrtare.

Qytetari (i përlotur): 28 mijë u vranë në Shqipëri, për çlirimin e Shqipërisë, nën komandën e këtij (tregon Enver Hoxhën në fotografi). Ju uroj nga zemra të tërëve që këta që ranë 28 mijë për Shqipërinë, gjaku mos iu bëftë helm, por lezet për këtë popull. Kam të afërm të rënë në luftë e mbaj font në shtëpinë time, dhe uroj të ecin brezat me dashuri. Sot nuk ka dashuri, nuk ka dhembshuri dhe jemi bërë zagarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here