Aktori Kevin Hart është akuzuar nga ish-e dashura e tij, modelja Montia Sabbag, për abuzim të intimitetit, dhe rrezikon të paguajë plot 60 milionë dollarë. Modelja, Montia Sabbag akuzoi komedian për neglizhencë, shkaktim shqetësimesh emocionale dhe pushtim të intimitetit që rrjedhin nga një incident i vitit 2017, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga USA TODAY.
Sabbag bëri bujë në median rozë në Shtator të vitit 2017, pasi një video e të dy të rinjve duke bërë seks në një dhomë hoteli në Las Vegas u ngarkua në internet. Ajo mohoi spekulimet se në atë periudhë e shfrytëzoi videon për të zhvatur komedianin, i cili e kishte regjistruar videon në mënyrë të paligjshme.
“Fotografitë e mia dhe emri im janë publikuar me gënjeshtra të shkruara për mua. Unë nuk jam një zhvatëse. Unë nuk jam një striptiste. Unë jam një aktore dhe nuk kam thyer asnjë ligj . “-ka thënë modelja dhe aktorja, Montia Sabbag.
Në një proces gjyqësor të ri të ngritur në 16 shtator 2019, ajo akuzon Jonathan Todd Jackson se e regjistroi në mënyrë të fshehtë “pa dijeninë ose pëlqimin e saj, ndërsa ajo ishte e angazhuar në marrëdhënie seksuale private, konsensuale me Hart”, sipas dokumenteve. Sabbag po ashtu po hedh në gjyq Hart, si dhe operatorët e hoteleve Marriott, Blackstone dhe Cosmopolitan, për “pakujdesi ose me qëllim” që i lejuan Xheksonit qasjen në dhomën e tij të hotelit.
Sabbag pretendon në padi se ajo beson se Hart ka bashkëpunuar me Xhekson për ta regjistruar në një përpjekje për të fituar publicitet për komedinë e tij stand-up “Tour i papërgjegjshëm”, i cili filloi disa ditë para se video të dilte në publik dhe vazhdoi deri në vitin 2018.
Avokatja Lisa Bloom, e cila përfaqësonte Sabbag në 2017, iu referua Hart-it si viktimë në atë kohë, duke u thënë gazetarëve se ata nuk kishin plan të padisnin Hart ose të bënin pretendime kundër tij.Burimi: USA TODAY