Zbardhen detaje të reja nga kapja e 11 kg heroinë në Durrës. Gazetarja raportoi për “BalkanWeb” duke iu referuar burimeve nga policia se droga dyshohet se kishte destinacion final Italinë.
Mësohet se mjeti tip “Opel” në të cilin u gjend droga dyshohet të jetë modifikuar në Kosovë ku i është krijuar një hapësirë e posaçme. Një pjesë e heroinës ishte futur tek kjo hapësirë dhe pjesa tjetër brenda gomës rezervë.
I arrestuari, shtetasi kosovar rezident në Zvicër, Agim Sylejmani kishte udhëtuar me këtë mjet nga Kosova drejt Durrësit ditën e djeshme.
Pas zbulimit të drogës nga policia kufitare u bë arrestimi në flagrance i tij. Sylejmani ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngarkesë dhe nuk ka dhënë sqarime për uniformat blu.