Google search engine
Home Sport Kristiano Ronaldo merr vendim, tërhiqet në shtator nga Portugalia

Kristiano Ronaldo merr vendim, tërhiqet në shtator nga Portugalia

0
18

Kupa e Botës 2026 mund të jetë e fundit për dy prej legjendave të këtij sporti, ndër më të mirët e historisë së futbollit, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldon. Vetë ata e kanë paralajmëruar tërheqjen, por ende nuk e kanë bërë fakt zyrtar. E thënë ndryshe, një epokë historike e futbollit botëror duket se po shkon drejt fundit. Sipas raportimeve të fundit, Kristiano Ronaldo pritet t’i japë fund karrierës së tij me kombëtaren portugeze pas ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Uellsit, e programuar për më 24 shtator.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Hoze Alvalade” të Sportingut në Lisbonë, pikërisht aty ku nisi rrugëtimin e tij drejt futbollit elitar. Për këtë arsye, gjithçka duket se është menduar që lamtumira e një prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë të vijë në një skenë me simbolikë të veçantë. Nëse raportimet konfirmohen, sfida ndaj Uellsit do të jetë paraqitja e fundit e Ronaldos me fanellën e Portugalisë, duke mbyllur një kapitull që zgjati më shumë se dy dekada.

Bilanci i tij me kombëtaren është i jashtëzakonshëm: 233 ndeshje dhe 146 gola, statistika që e bëjnë golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit të kombëtareve. Gjatë kësaj periudhe, ai udhëhoqi Portugalinë drejt triumfit historik në Euro 2016 dhe në Ligën e Kombeve, duke u shndërruar në ikonën absolute të futbollit portugez.

Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë Ronaldo apo Federata Portugeze e Futbollit, raportimet kanë ndezur menjëherë emocionet te tifozët, të cilët mund të jenë dëshmitarë të ndeshjes së fundit të legjendës 41-vjeçare me fanellën e Portugalisë. Ronaldo po i afrohet shifrës së 1 mijë golave në karrierë, i duhen ehe pak të tillë për ta përmbushur këtë rekord të pazakontë. Për Dakun lëvizja drejt Spartakut të Moskës shihet jo efektive, sulmuesi mbetet i Ru

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here