Rriten dyshimet për skandalin me “Veneto Banka”, a është e ligjshme marrëveshja mes BSH-SGA-Tranzit për kreditë e këqija?

0
347

 Rriten akoma më shumë dyshimet dhe pikëpyetjet sa i takon skandalit me falimentimin e Veneto Banka. Kjo bankë u zhduk, por të shumë janë ata që po vuajnë pasojat. Por dyshimet janë se kemi të bëjmë me një pazar mjaft të gjerë, i cili përfshin disa institucione. Nëse do ishte zbatuar ligji si duhet dhe Banka e Shqipërisë do ishte treguar e rregullt, asgjë nuk do të ndodhte. Mjafton të bëjmë një krahasim me situatën në Itali dhe këtu. Por çfarë ka ndodhur realisht. Në maj të vitit 2019, një vit më vonë nga falimenti, Banka e Shqipërisë pas ankesave të klientëve të Veneto Banka, vendos të lëvizë. Thërret palët e përfshira në këtë proces transferimi kredish nga Shqipëria në Itali të klientëve të kredituar nga një bankë shqiptare, Veneto Banka sh.a. dhe u kërkon atyre të firmosin një marrëveshje. Por për çfarë? Për të zyrtarizuar një procedurë të munguar, ndërkohë që klientët e Veneto Banka sh.a, prej dy vitesh paguajnë para në dy llogari të ndryshme. Njëra e Veneto Banca spa në Faliment, dhe tjetra e SGA spa e cila ka transferuar nga falimenti kreditë e këqija të Veneto Banka sh.a. Po çfarë akordesh përmban kjo marrëveshje dhe a është ajo e ligjshme? Praktikisht kemi të bëjmë me një tjetër procedurë të dyshimtë. Tranzit shpk, e cila sipas Bankës së Shqipërisë nuk ka akses në këtë sipërmarrje, por edhe SGA spa nuk ka një NIPT, më saktë një të dhënë fiskale në Shqipëri që të marrë në bilancin e saj kredi apo të tjera të dhëna fiskale me të cilat mund të kryejë procesin e raportimit në Regjistrin e Kredive. Kreditë e Këqija të klientëve të Veneto Banka kryesisht janë kredi biznesi dhe si të tilla janë raportuar si të paguara, ashtu siç edhe është pasqyruar në Regjistrin e Kredisë të Bankës së Shqipërisë. Si do ri-raportohen këto dhe në çfarë bilancesh do ri-futen apo ri-llogariten fiskalisht? Këtë përgjigje mund ta japë vetëm Banka e Shqipërisë që vazhdon hesht ose dërgon letra pa kuptim si kthim-përgjigje ndaj klientëve që po ankohen për një rrezik real të bilanceve të tyre tregtare kur kreditë u janë fshirë, pra që nuk raportohen gjëkundi. Kështu pra, dhe skandalet me Veneto Banka nuk kanë të sosur dhe për më tepër që Banka e Shqipërisë nuk e pranon përgjegjësinë e saj në përfshirjen e saj me apo pa dashje. Nga evazioni fiskal me një llogari rrjedhëse të një subjekti italian në Shqipëri që nuk është i regjistruar si biznes, nuk paguan tatim-fitimi për paratë e shqiptarëve që mbledh çdo ditë në kundërshtim me ligjin. Manovrat e Sejkos Pak ditë më parë gazeta publikoi një tjetër dokument, ku Banka e Shqipërisë nuk sqaron se ku kanë shkuar kolateralet e shqiptarëve. Së pari Sejko del në mbështetje të bankave, duke deklaruar se i takon asaj të klasifikojë kredi të keqe këdo që ka vonesa. Ndërkohë skandali me “Veneto Banka” është se dhe kreditë me 1 muaj vonesë kanë hyrë në listën e zezë. Ndërkohë që vetë BSH ka hartuar një rregullore për këtë proces. “Në çdo rast që banka gjykon se ka elementë të tjerë shtesë, pavarësisht ditë-vonesave, të cilët justifikojnë klasifikimin dhe provigjionimin në një klasë më të ulët se ajo e parashikuar në rregullore, mund ta realizojë këtë”, thuhet aty. Po ashtu më tej Sejko heq përgjegjësinë për kalimin e kapitaleve. Kreditë dhe kolateralet e klientëve kaluan në Itali. Por Sejko shprehet se nuk ka përgjegjësi në këtë mes. “Në vijim, përfitojmë nga rasti t’ju bëjmë me dije se transaksionet e kalimit (transferimi) i kredive nuk rregullohen nga Banka e Shqipërisë, por parashikohen në Kodin Civil. Në nenin 499 të Kodit Civil”, thuhet në shkresë. Më tej Sejko shprehet se bazuar në këto dispozita, transaksionet e kalimit të kredive konsiderohen si një aktivitet normal biznesi i bankave. Po ashtu ai justifikon veprimet e “SGA”. “Theksojmë se debitorët e Bankës Veneto sh.a., kredia e të cilëve i ka kaluar Shoqërisë SGA spa, vazhdojnë të jenë debitorë sipas detyrimeve të përcaktuara në kontratën përkatëse dhe detyrimi i tyre kryesor është shlyerja e kredisë”, thuhet aty./Kliti TOPALLI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here