Një aksion i forcave operacionale po zhvillohet paraditen e sotme në Tepelenë.
Mësohet se deri më tani janë vënë në pranga 7 persona, mbi të cilët rëndon akuza e grupit të strukturuar kriminal dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.
Nuk dihet ende identiteti i personave që janë arrestuar nga ana e Policisë, pasi operacioni është ende në zhvillim.