Ndërsa mazhoranca, opozita dhe Presidenti vazhdojnë debatin rreth 13 Tetorit, Komisioni i Venecias e ka kuptuar qartë këto ditë në Tiranë, se atë të diel në Shqipëri nuk do të kemi zgjedhje.
Thomas Markert, Sekretari i Komisionit për Demokraci Përmes Ligjit, pohoi për A2 CNN se nuk ka parë asnjë përgatitje për një proces të ri zgjedhor në vend, ndërsa mendimi për veprimtarinë e presidentit për 30 qershorin pritet të publikohet më 11 tetor.
Pjesë nga intevista
Presidenti ka një tjetër datë. 13 tetorin, vetëm dy ditë pasi ju të jepni opinionin final nga Komisioni i Venecias.
Markert:Është një koincidencë datash. Por unë mendoj se në praktikë nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor.
Nuk është një datë e ligjshme, data e dekretuar e presidentit Ilir meta për 13 tetorin?
Markert:De fakto, nuk mendoj se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve, me aq sa unë jam në dijeni.
Por a e ka shkelur Presidenti i Republikës ligjin me zhdekretimin e 30 qershorit?
Markert:Nuk do të komentoj tani opinionin që do të publikohet muajin e ardhshëm.