Mediat amerikane raportonin sot se SHBA ka arritur të tërheqë në kohë një spiun të nivelit të lartë në Rusië në vitin 2017, i cili është tërhequr bashkë me familjen në SHBA prej frikës se mbulimi i tij mund të zbulohej pas një këmbimi informacionesh inteligjence mes vendeve. Burimi raportohej të ishte në rrethin e brendshëm të presidentit rus Vladimir Putin sipas tyre ka qenë i aftë të fotografonte dokumentet në tryezën e tij. Vetë Kremlini nuk i dha rëndësi raportimeve për spiunin e CIAs në administratën presidenciale ruse, duke i quajtur trillime “pulp fiction”, por tha se një zyrtar i dyshuar për agjent ishte shkarkuar. CNN raportonte se SHBA kishte tërhequr me sukses një burim informacioni nga brenda Rusisë në 2017 i cili kishte dërguar informacione për dekada të tëra. Gazeta ruse Kommersant tha se mund të bëhet fjalë për një zyrtar të quajtur Oleg Smolenkov, i cili ishte zhdukur bashkë me gruan dhe tre fëmijët e tij gjatë pushimeve në Malin e Zi në 2017 dhe tani raportohet se jeton në SHBA.