Meta publikon foton me Ramën dhe Ruçin, zbulon detajet e takimit të djeshëm në Kuvend

0
380

 Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dëshmisë së tij  ditën e djeshme në Komisionin Hetimor. Meta ka deklaruar se ishte kënaqësi që u rikthye në Kuvend dhe ka konfirmuar takimin me Gramoz Ruçin.

“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë.”,  shkruan Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here