“Ishte lajmërim me vdekje”, Oerd Bylykbashi tregon çfarë i tha opozita Komisionit të Venecias për Metën

0
282

Në përfundim të takimit me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias,  Oerd Bylykbashi tha se “Presidenti i vendit i ka shërbyer unitetit dhe stabilitetit në vend”. Sipas tij dekretet e Presidentit mund të shqyrtohen vetem nga Gjykata Kushtetuese.Ai shtoi se nuk mund të shkarkohet Presidenti që nuk pranoi zgjedhjet farse. Mes të tjerash demokrati shtoi se raporti i OSBE/ODHIR ishte lajmërim me vdekje i zgjedhjeve të 30 qershorit.

Anëtarët e Komisionit të Venecias kanë një axhendë të ngjeshur takimesh në Kryesinë e Kuvendit, ku do të takojnë Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Anëtarë të opozitës së re, Rudina Hajdari, Nimet Musai, Adriatik Alimadhi. Rreth mesditës do të takojnë kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Axhenda e plotë

E martë 10 shtator
09:00 – 09:55- Takim me Taulant Ballën
10:00 – 10:55- Takim me Rudina Hajdari, Nimet Musai, Adriatik Alimadhi
11:00 – 12:00- Takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi
12:10 – 13:05- Takim me presidentin Ilir Meta
14:30 – 15:20- Takim me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj
15:30 – 16:30- Takim me kryeministrin Edi Rama
16:40– 17:35- Takim me përfaqësues të KQZ
17:40 –18:15- Takim me anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha

E mërkurë
09:00 – 10:20-Takim me anëtarë të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës
10:30 – 11:30- Takim me përfaqësues të shoqërisë civile

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here