Ditën e sotme ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku edhe ka marrë pretencën nga Prokuroria. Gjthashtu bëhet me dije se në sallën e gjyqit ndodhen edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane, të cilat kanë për detyrë të vëzhgojnë procesin gjyqësor. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.Prokuroria lexoi sot pretencën për Tahirin, teksa në seancë ishte i pranishëm edhe ish-ministri, së bashku me avokatin e tij, Maks Haxhia.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.