Grupet e shpëtimit kanë gjetur sot 4 anëtarë koreano-jugor të ekuipazhit të transportueses së përmbysur të dielën në Georgia të SHBA, por ende nuk kanë arritur te ata. Kreu i emergjencës Lloyd Heflin tha se grupet tashmë komunikojnë me marinarët dhe ata janë në gjendje të mirë, por shpëtimi i tyre mbetet ende sfidues. Poërmbysja e transportueses Golden Ray në ngushticën St. Simons shkaktoi zjarr e tym ndërsa tani ajija ka mbetur e përmbysur në kënd 90 gradë, me rreth 4000 automjete brenda saj. Ministria e jashtme e Koresë së Jugut tha sot se anëtarët e ekuipazhit janë gjallë por të izoluar në një dhomë motorike.Grupet e shpëtimit një ditë më parë shpëtuan 20 anëtarë të tjerë të ekuipazhit ndërsa shkaku i aksidentit ende është nën hetime.
















































