Vdekja e dy punëtorëve pas rrëzimit të skelës në Tiranë, arrestohet biznesmeni i njohur (EMRI)

0
360

Arrestohet tre javë pas vdekjes së dy punëtorëve pronari i Skela Syla. Zyrtarisht bëhet e ditur se shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, ekzekutuan urdhrin e ndalimit të Prokurorisë për një tjetër shtetas, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy punëtorë.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin Petrit Syla, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar  urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy punëtorë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here