“Nuk kishim guxim”, Mërgim Mavraj flet për gafën me himnin në Francë: Pse të mos kërkojmë të drejtat tona?

0
284

Kapiteni i skuadrës shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj ka folur lidhur me ndeshjen ndaj Francës, ku kuqezinjtë humbën 4-1.

Për mediat, Mavraj tha se Franca kishte cilësi më të lartë por megjithatë sipas tij nga ana e tanëve mungoi guximi për të sulmuar.

“Nuk është Franca që ishte atëherë, edhe ne nuk jemi në të njëjtën situatë. Me top ata ishin shumë të fortë, kishin cilësi shumë të lartë. Në mbrojtje nuk ishin aq mirë. Ne nuk kishim guxim. Nuk e shikoj dramatike ndeshjen, siç e shihni ju, duke ditur ku luajtur,“-tha Mavraj.

Më tej, ai komentoi edhe incidentin e ndodhur në stadium, ku në vend të himnit të Shqipërisë u luajt një tjetër.

 “Himni? Nuk kërkuam asgjë më shumë se himnin kombëtar. Na jep shumë motivim. Pse mos i kërkojmë të drejtat tona”, u shpreh Mavraj.

Një përgjegjësi të madhe për humbjen ka padyshim trajneri Reja, sidomos për vendosjen e Roshit në fushë.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Pas pesë ndeshjeve në grupin H, Franca, Islanda dhe Turqia kanë nga 12 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e katërta me 6 pikë, e ndjekur nga Moldavia me 3 dhe Andorra me 0 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here