Ishte kthyer në tmerrin e ‘Don Boskos’, arrestohet 28-vjeçari i shumëkërkuar në Tiranë (EMRI)

0
313

Kapet dhe ndalohet, një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje.

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Genc Logu, i cili ishte dënuar me 4 vjet burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, pasi në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë kanë vjedhur në zonën e Don Boskos dhe në rrugën “Artan Lenja” dy automjete.

Logu është emër i njohur për autoritetet. Ai ka qenë dënuar edhe më parë me 4 vite burg në Gjermani për dhunë ndaj individëve të ndryshëm.

Sakaq, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme

Tiranë/ Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, një shtetas i shpallur në kërkim  për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, i dënuar me 4 vjet  burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, në zbatim të planit të masave “Për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim”, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

Genc Logu, 28 vjeç,  banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, pasi  në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë kanë vjedhur në zonën e Don Boskos  dhe në rrugën “Artan Lenja” dy automjete.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here