Me një votë kundër, Komisioni i Çështjeve Ligjore, ka miratuar kandidaturën e Besnik Dervishit në postin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave.
Deputeti Ulsi Manja tha se Dervishaj është kandidatura e vetme që plotëson kriteret.
“Dervishit i ka mbaruar mandati në korrik. Pas thirrjes së këshillit të ministrave, kandidatura e vetme ka qënë kandidatura e Dervishajt për një mandat të dytë. Dervishaj plotëson kriteret, dhe dokumentacioni i tij është i plotë.”
Ndërsa, Bashkim Fino ka ironizuar duke pyetur nëse “Dervishaj e ka në rregull me formularin e dekriminalizimit, se mos del gjë nga partia Demokratike.”
“A jemi në rregull me formularin e dekriminalizimit se mos na del gjë nga këta të PD”.
Ndërsa Dervishaj është shprehur “Unë mbaj përgjegjësi të plotë për çfarë kam plotësuar në formular”.