Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi foli për mediat pasi doli nga Gjykata e Tiranës. Ai ishte thirrur si dëshmitar për çështjen “Babale”. Bardhi theksoi se ky është një proces politik.
Duke iu përgjigjur interesit të medias nëse ka patur urdhër-gjykate për ta shoqëruar forcërisht, ai tha: “Nuk kam marrë asnjë kërkesë për tu paraqitur forcërisht në gjykatë. Unë jam njohur me nevojën për të dëshmuar në këtë proces më 14 korrik 2019 dhe për shkak të angazhimit politik nuk jam paraqitur. Më pas përmes mediat mora njoftim për paraqitjen e sotme në gjykatë më datë 4 shtator. Erdha në gjykatë me vullnetin tim të lirë”.
I pyetur për përballjen në sallën e gjyqit me të akuzuarin Fredi Alizoti, ai tha se “nuk pati asnjë të tillë.
Bardhi tha:
“Ai (Alizoti) pretendoi se rastësisht jemi takuam. Por, unë e kam parë për herë të parë në sallën e gjyqit. Pra se kam takuar më parë. Ndryshe nga rasti i shtetasit Albert Veliu të cilin e kam takuar përpara denoncimit. Duan të na mbyllin gojën, gjithçka është politike. Procesi, i montuar politikisht ndaj opozitës. Duan të na intimidojnë për të mos denoncuar.”
“Ajo çka dua të shtoj është se ka patur një çështje të regjistruar në prokurori për përfshirjen në trafik droge të Agron Xhafës. Prokuroria e Krimeve të Rënda, deklaroi asokohe që ka nisur një hetim pasuror ndaj shtetasit Agron Xhafa në zbatim të ligjit antimafia. Ka kaluar më shumë se një vit dhe askush nuk e di se ç’bëhet. Nuk e dimë nëse pasuria e Agron Xhafës është bërë nga trafiku i drogës”, vijoi më tej Bardhi.