Punonin për llogari të një familje mafioze italiane, kapen me 80 kg drogë në Kroaci dy shqiptarët (Emrat)

0
399

Dy shqiptarë u arrestuan në Kroaci nga një bashkëpunim i policisë italiane me atë kroate. Shtetasit Reni Leka dhe Ernest Gjeka (përkatësisht 28 dhe 31-vjeç) u ndaluan në 31 gusht në Bajakovo të Kroacisë pasi posedonin 80 kg marijuanë të shpërndarë në 90 pako.

Efektivët italianë të rendit zbuluan disa muaj më parë se të dy shqiptarët punonin për llogari të familjes mafioze napolitane Tommaselli. Në 20 mars të 2018, policia italiane shkatërroi një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës dhe marijuanës duke arrestuar 25 persona dhe sekuestruan plot 130 kg drogë (shumica marijuanë).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here