Gjërat po bëhen zyrtare! Shikoni ç’bën babai i këngëtares së njohur shqiptare për të dashurin e ri të së bijës

0
342

Pas ndarjes me Isaac Carew, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, u përfol për lidhjen e re me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in.

Ata u panë kudo së bashku teksa shkëmbenin momente intime në publik, duke u puthur e përkëdhelur pa e vrarë mendjen nga të tjerët.

Madje, Dua e mori atë me vete në Prishtinë gjatë “Sunny Hill Festival”, që bëri namin jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat botërore.

Pas ndarjes së Duas me Isaac, babai i saj, Dukagjini, tregoi se kishte ruajtur marrëdhënie të mira me ish-in e të bijës, të cilin ditën e djeshme e uroi në Instagram për shtëpinë e re që kishte blerë.

Mirëpo, me veprimin e fundit, Dukagjini tregoi se ka marrëdhënie të mira jo vetëm me Isaac-un, por edhe me Anwar-in.

Ai ka nisur ta ndjekë të dashurin e ri të Duas në Instagram, duke i “zyrtarizuar” gjërat mes tyre në njëfarë mënyre.

Kujtojmë se Duan e ndjek në Instagram e gjithë familja e Anwar-it dhe këngëtares s’i kanë munguar komentet nga motrat e tij, Gigi dhe Bella.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here