Zyrtare! Franca publikon listën ndaj Shqipërisë, mungojnë disa nga yjet

0
364

Trajneri Didier Deschamps ka bërë zyrtare listën e futbollistëve të Francës që do të luajnë me Shqipërinë më 7 shtator dhe me Andorrën me 10 shtator.

Numri një i stolit ka preferuar të thërrasë mbrojtësin e Manchester City-t, Aymeric Laporte, dhe të lërë jashtë listës atë të Barcelonës Samuel Umtiti. Portieri veteran Steve Mandanda nuk preferohet sërish duke i bërë vend Maignana. Tekniku ka lënë jashtë listës dhe mesfushorin N’Golo Kante duke preferuar të mos e rrezikojë lojtarin e Chelseas për shkak dëmtimi.

Mbappe nuk mund të jetë me ekipin për shkak të dëmtimit të tij. Ai humbet grumbullimin e radhës me Francën. Nzonzi merr sërish ftesë, pavarësisht largimit nga Roma dhe kalimit te Galatasaray. Sulmuesi i Arsenal-it, Alexander Lacazette, nuk llogaritet sërish nga numri një i stolit.

Lista e Francës për ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe Andorrës

Portierë:Areola – Lloris – Maignan
Mbrojtës:Digne – Dubois – Hernandez – Laporte – Lenglet – Pavard – Varane – Zouma
Mesfushorë:Matuidi – Nzonzi – Pogba – Sissoko – Tolisso
Sulmues:Ben Yedder – Coman – Fekir – Giroud – Griezmann – Ikone – Lemar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here