Një masiv shkëmbor është shkëputur nga maja e malit ditën e sotme në Mërtur të qytetit të Tropojës. Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar.
Një banor i zonës ka filmuar momentin e frikshëm, kur masivi shembet nga maja e malit. Mësohet se zona ku është shkëputur shkëmbi është e pabanuar. Nuk dihen ende shkaqet e shembjes së masivit shkëmbor.