“Nuk do të ndalet vetëm në Shkodër”, Taulant Balla me deklaratë të fortë: Kush nuk deklaron të kaluarën të ndëshkohet më ashpër

0
508

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Deputeti Taulant Balla, tha se Rama ka shprehur edhe sot që çdo përgjegjësi personale të personave që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre, do të ndëshkohet ashpër sipas ligjeve.

Balla tha:

“Faleminderit edhe për pritjen deri më tani. Kishim një mbledhje tërësisht të fokusuar tek një prezantim të një axhende pune intensive të regjistrit të anëtarësisë së partisë që i paraprin procesit zgjedhor të partisë për zgjedhjen e strukturave të reja të partisë. Jemi në një proces të vazhdueshëm rikonstrukturimi. Gjithashtu ne kemi menduar që në Shkodër të ndërmarrim një hap ristrukturimi, për të pasur një vëmendje të veçantë njësoj si unë personalisht por gjithë sekretariati dhe jam shp[resëplotë që do të ndërtojmë një model konkurues ashtu siç I ka hije Shkodrës loce.

Nuk e kam dëgjuar çfarë ka thënë zoti Bushati, natyrisht brenda PS ka qëndrime të ndryshme. Por në rastin e Valdrin Pjetrit për shkak të një përgjegjësie tërësisht personale nuk u betua në detyrën të cilën e votoi populli I Shkodrës. Rama ka shprehur edhe sot që çdo përgjegjësi personale të personave që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre, ne ta ashpërsojmë, dhe përmes ligjit të ndëshkohet më ashpër.

Ne ia besuam drejtimin e bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetrit dhe e fituam, por largimi i tij është përgjegjësi personale, dhe çdo kush do të mbajë përgjegjësitë e veta për veprimet e tij. Ne nuk do ti dalim kurrë në mbrojtje askujt për përgjegjësitë që mund të ketë para ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here