Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi me kallashnikov tek rruga ‘Xhanfize Keko’ të 26-vjeçarit Santiago Malko. Mësohet se autorët e kanë mbajtur nënë vëzhgim viktimën dhe i kanë zënë pritë sapo Malko ka dalë nga një pikë lavazhi pranë zonës së ‘Xhamllikut’.
Autorët kanë vepruar me dy makina, pasi e kanë ndjekur një makinë tjetër i ka prerë rrugën ndërsa nga furgoni që i ka kaluar anash është hapur breshëria e plumbave që i ka kushtuar jetën 26-vjeçarit. pas të shtënave makina e Malkos është përplasur me një shtyllë dhe më pas ka përfunduar në ambientet e një biznesi. Zona ka qenë e pa ndriçuar mirë gjë që ka ndihmuar autorët e krimit të cilët më pas janë larguar me shpejtësi. Ndërkohë policia është duke punuar edhe me kamerat e sigurisë të cilat kanë pikasur një automjet tip ‘Benz C Class’ që është larguar me shpejtësi për nga zona e Freskut që dyshohet se mund të jetë i përfshirë në këtë ngjarje.