Trondit Basha, flet për zgjedhjet në Shkodër dhe zbulon ç’do të ndodhë në shtator: KQZ nuk ka asnjë tagër!

0
262

Kreu i PD, Lulzim Basha pati sot një komunikim me mediat pas takimeve në selinë blu.

Basha mes të tjerash dënoi sipas tij heshtjen e prokurorisë dhe Ramës për Agim Kajmakun.

Ndërkohë i pyetur nga gazetarët nëse do vazhdojnë protestat në shtator, kryedemokrati theksoi se do të jenë edhe më të fuqishme.

“Opozita ka vazhduar gjatë gjithë verës aksionin e saj duke përfshirë protesta dhe do të bëjnë të njëjtën gjë. Do të jenë edhe më të mëdha edhe më të fuqishme në një situatë edhe më të vështirë, paralelisht me këto do të fokusohemi edhe në zgjidhjet që do u ofrojmë shqiptarëve. Po punojmë në kuadër të programit tonë për marrëveshje me të gjitha grupet europiane. Dhe nga ana tjetër platformën për Shqipërinë si Europa.”, tha Basha.

Më tej kreu i PD, u pyet edhe lidhur me situatën në Shkodër, ku theksoi se KQZ duhet të ndjekë procedurat duke u mbështetur në dekretet e presidentit.

“Kushtetua është e qartë KQZ mund të bëjë zgjedhje edhe në Vietnam por KQZ nuk ka asnjë tagër të zhvillojë një proces si i teket dhe ku i teket, por duhet të ndjekë një proces sipas dekreteve të presidentit”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here