Ndërkohë që në Tiranë temperaturat vazhdojnë të jenë ende të larta, në Prizren kanë nisur reshjet e rrëmbyera e të shiut.
Mësohet se moti i keq ka përfshirë këtë qytet mbrëmjen e sotme. Por edhe komuna e Ferizajt është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut të shoqëruara me bubullima.
Në rrugë ka pasur vërshime të mëdha për shkak të reshjeve të rrëmbyera, por ka pasur edhe erëra të forta.
Ndërsa nga ana tjetër në vendin tonë raportohet se temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë javës së parë se shtatorit.