Zv/kryeministri Erion Braçe ka lajmëruar sot se emrat e tre gjyqtarëve në Tiranë, Vlorë e Gjirokastër janë dërguar në zyrën e Ministres së Drejtësisë, KLGJ dhe organeve të vetingut, pasi kanë vendosur në kundërshtim me vendimet e marra nga qeveria në aksionin kundër informalitetit.
“I jam drejtuar me dosje të posaçme ministres së drejtësisë, KLGJ dhe OMN, KPK, për tre gjyqtarë, një prej gjyqtarëve të Tiranës, në gjykatën administrative, për një çështje që ka marrë në shqyrtim e ka vendosur në kundërshtim me vendimin e marrë nga qeveria.
Gjykatës të Vlorës që kanë vendosur brenda një minute dhe natyrisht jashtë kompetencës së tij lëndore dhe një gjykatës të Gjirokastrës që siç jeni edhe në dijeni ka liruar nga bllokimi 7 ton ushqime të bllokuara nga AKU që ishin jashtë afatit të skadencës që ishin me muaj e me vite. Këto institucione të kenë në vëmendje veprimtarinë e këtyre gjyqtarëve që këto çështje të jenë pjesë e diskutimit”, tha Braçe.