Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismailaj ka kallëzuar në Prokurori për shpërdorim detyre dy ish drejtorët e IEVP Lushnjë Judmir Shurdhi dhe IEVP ‘Jordan Misja’ Maksim Hamiti. Në letër padinë drejtuar prokurorisë thuhet se ata të dy kanë trajtuar në mënyrë preferenciale disa të burgosur të rrezikshëm.
Sipas padisë Emiljano Shullazit i ishin krijuar privilegje duke organizuar takime në palestrën e burgut të Jordan Misjas me anëtarë të bandës së tij apo me miq të tyre. Ndërsa këto takime janë regjistruar si takime familjare të të pandehurit.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjevee ka ardhur në dijeni e më pas verifikuar se drejtuesi i IEVP Jordan Misja, shtetasi Maksim Hamiti në kundërshtim flagrant me aktet ligjore e nënligjore dhe kompromentuar misionin për trajtim të barabartë dhe në përputhje me aktet rregullative të të burgosurve, ka realizuar trajtim preferencial të të burgosurit Emiljano Shullazi, ndër të tjera edhe takime me të burgosur anëtar të të njëjtit grup të akuzuar, për rrjedhojë dyshojmë se prej tij janë konsumuar elementë të veprës penale, shpërdorim i detyrës”
Ndër të tjera në padi thuhet se Shullazi është trajtuar në mënyrë preferenciale është e kundraligjshme dhe krijon efekte serioze në siguriënë e brendshme të burgut dhe mundësim lejmin e kontakteve të të burgosurve me pjesëtar të organizatave kriminale ku ata bëjnë pjesë, duke lejuar efektivisht vijimin e veprimtarisë kriminale.
Ndërsa në padinë e ngritur për ish drejtorin e “IEVP Lushnjë thuhet se si në shkelje brutale të ligjit, drejtori i burgut realizonte takime në zyrën e tij me të dënuarin Lulzim Caka.