Edhe pse ishte fare pranë kalimit të Kukësi, Andi Lila ka zgjedhur Tiranën për të vijuar karrierën e tij si futbollist.
Ka qenë vetë lojtari i kombëtares ai që e ka bërë të ditur këtë lajm, teksa është shfaqur në foto edhe me presidentin Refik Halili.
Kjo do të jetë hera e dytë që Lila firmos me Tiranën, pas viteve 2008-2011.
Karriera e Lilës ka qenë e lidhur ngushtësisht me skuadrën e Pas Giannina, me të cilën luajti për tetë sezone me radhë.