Vendi në krizë politike, Ambasada Amerikane nxjerr foton dhe jep njoftimin e rëndësishëm për Shqipërinë

0
337

Ndërsa vendi ndodhet në krizë politike dhe partnerët tanë amerikanë po japin ndihmën e tyre në krijimin e drejtësisë së re në Shqipëri, Ambasada Amerikane ka dal me një njoftim të rëndësishëm.

Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi se këtë vit, SHBA festojnë 230 vjetorin e Departamentit të Shtetit.

“Për më shumë se dy shekuj, Ambasadat, Konsullatat dhe diplomatët tanë në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë tona, si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror.

Përgjatë këtij viti, ne do të postojmë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Në një foto, Sekretari i Shtetit John Kerry pozon me trupën e marinsave të Ambasadës Amerikane, përpara statujës së Skënderbeut, në Muzeun Kombëtar të Historisë në Tiranë, 14 shkurt, 2016.”, shkruhet krahas fotos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here