Qëlluan me plumb në kokë punëtorin/ Familja Kusi nën hetim për pastrim parash dhe grup kriminal! Ç’po ndodh tani në vilën ku u vra Indrit Çelaj për kondicionerin

0
441

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin me vrasjen e 26-vjeçarit.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije për Report Tv se familja Kusi, djemtë e të cilës, Griseldo dhe Albano Kusi, vranë të riun nga Mallakastra për një kondicioner, është në hetim për pastrim parash.

Të njëjtat burime theksojnë se një grup i madh personazh nga ky fis vijojnë të jenë në hetim, duke qenë se akuzohet për një “grup të strukturuar kriminal”.

Vila 3-katëshe ku dhe u vra Indrit Çelaj dhe që do të bëhej një lokal në emër të Bujar Kusit, ishte pjesërisht pa leje.

Aktualisht po bëhet një verifikim i godinës nga një grup me punonjës të IKMT-së. Lidhur me këtë ngjarje po hetohet një punonjës i Bashkisë, i cili dyshohet se ka abuzuar me detyrën.

Punonjësi i Bashkisë duhet të kishte pezulluar punimet, sepse Kusi kishte shtuar punimet shumë më tepër, krahasuar me lejen që i kishte dhënë Bashkia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here