Akuzat e PD për kryebashkiakun e Vorës, Prokuroria bën lëvizjen e menjëhershme ndaj Agim Kajmakut (Ç’pritet të ndodhë?)

0
454

Prokuroria pranoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për nisjen e hetimeve dhe verifikimin e të dhënave personale të kryebashkiakut të ri të Vorës Agim Kajmaku.

Pas daljes për mediat të këshilltarit ligjor të PD-së Çlirim Gjata, i cili akuzoi kryeministrin Rama se po mbron në mënyrë të paligjshme Kajmakun, për të cilin pretendojnë se ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit duke ndryshuar identitetin nga Agim Kajmaku në Jorgo Toro, partia më e madhe opozitare i ka dërguar kërkesë zyrtare organit të akuzës për nisjen e menjëhershme të hetimeve për Agim Kajmakun.

PD këmbëngul se nga krahasimi i  të dhënave të paraqitura nga kreu i Bashkisë së Vorës në formularin e dekriminalizimit, i cili thotë se ka jetuar prej 5 vitesh në Greqi me emër tjetër me informacionet e sistemit TIMS, se nuk ka udhëtuar asnjëherë në shtetin helen prej 12 vitesh, ngrenë dyshime për pastërtinë e figurës së tij, ndaj duhet t’i nënshtrohet procedurave ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here