Pamjet që po bëjnë xhiron e botës! Kryeparlamentari merr rolin e ‘dados’, bën këtë veprim gjatë fjalimit të deputetit

0
315

Një fëmijë i porsalindur, ishte i ftuari special në Parlament ditën e djeshme, shkruan CNN. Kryeparlamentari Trevor Mallard e mbajti dhe ushqeu djalin vetëm një muajsh të deputetit, Tāmati Coffey ndërsa ky i fundit po mbante fjalim.

Këto pamje i publikoi në rrjetet sociale vetë Mallard, teksa shfaqet duke tundur beben ndërsa dëgjoi debatin.

Ky veprim i kryeparlamentarit është përshëndetur nga shumë njerëz në rrjetet sociale.

Por kjo nuk është hera e parë që një bebe futet në Parlamentin e Zelandës së Re. Vitin e kaluar kryeministrja Jacinda Ardern bëri të njëjtën gjë duke sjellë foshnjën e saj të sapolindur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here